Ushtria izraelite konfirmoi se forcat ajrore kishin goditur një aeroplan iranian për furnizim me karburant në aeroportin e Mashhadit, në verilindje të Iranit.
Ky është objektivi më i largët deri më tani që nga fillimi i operacionit izraelit – aeroporti i Mashhadit ndodhet afërsisht 2300 kilometra larg Izraelit, afër kufirit me Turkmenistanin, transmeton Ballkani.info.
“Forcat ajrore po operojnë për të vendosur epërsi në hapësirën ajrore iraniane,” tha IDF, duke shtuar se sulmi në Mashhad ishte sulmi më i gjerë që nga fillimi i operacionit.
A large fire is seen at Mashhad Airport in northeast Iran, following an alleged Israeli airstrike, according to reports in Iran.
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) June 15, 2025
The IDF has not yet confirmed striking in the area. pic.twitter.com/VmKtCDNdrL
Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale, të gjeolokuara nga CNN, tregojnë shtëllunga të dendura tymi që ngrihen nga pista e aeroportit të Mashhadit pas goditjes.
Sulmi shkaktoi shpërthime të fuqishme në zonën ku, sipas pretendimeve të Izraelit, ishte një avion i destinuar për furnizimin me karburant të avionëve ushtarakë në ajër.
Në anën tjetër, presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, i ka bërë Irakut që ta ndalojë Izraelin të përdorë hapësirën e tij ajrore për të nisur sulme.
Pezeshkian i tha homologut të tij irakian që të ushtrojë vigjilencë më të madhe “në mënyrë që territori irakian të mos keqpërdoret kundër Republikës Islamike të Iranit”. /Ballkani.info/







