Luiz Ejlli

VIDEO| I papërgjegjshëm ne timon dhe rrezik për qytetarët, veprimi i fundit i Luizit kryqëzohet nga rrjeti

Luiz Ejlli, i cili numëron plot 600 mijë ndjekës në rrjetet sociale, shfaq vazhdimisht një papërgjegjshmëri gjatë drejtimit të makinës.

Së fundmi, Luizi ka ndarë një video teksa në rrugë shfaqet një dron surprizë për Kiarën.

Menjëherë këngëtari ndalon makinën duke hapur derën pa asnjë paralajmërim për shoferët e tjerë në rrugë, duke u bërë kështu një rrezik për ta.

@ballkani.info I papërgjegjshëm ne timon dhe rrezik për qytetarët, veprimi i fundit i Luizit kryqëzohet nga rrjeti #luizejlli #kiaratito #luizejlliofficialfans #vetura #rrezik #trafik #fyp #fypシ #bigbrother ♬ original sound – Ballkani.info

Jo vetëm kaq, por Luizi zbret nga makina dhe e lë në mes të rrugës duke krijuar kështu trafik dhe shqetësim për të tjerët pas tij.

Kjo nuk është hera e parë që Luizit i “tërhiqet” veshi për pakujdesshmërinë në drejtimin e makinës./albeu.com/