Mijëra veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke protestuar në oborrin e Kuvendit të Kosovës pasi Qeveria Kurti nuk i përfshiu në ligjin për rritjen e pagës minimale.
Gazetarët e Demokracia.com nga terreni kanë konfirmuar se i pranishëm në këtë protestë ka qenë edhe një familjar i Besnik Bislimit.
Ai u ka treguar personave të tjerë që po marrin pjesë në protestë se është kusheri i Bislimit.
“Dërgojani Besnik Bislimi, jam ai që e ka bërë ditën e Bajramit me mua”, ka thënë ai, raporton Demokracia.com.
Protestuesit kanë krijuar një kordon para Njësisë Speciale, derisa më herët ia dolën të depërtojnë edhe në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Deri më tani, nuk dihet numri i saktë i protestuesve, por shihet se mijëra persona kanë dalë që të marrin pjesë në këtë protestë.







