VIDEO e tmerrshme nga aksidenti në Pejë. Shihni si motoçiklisti përplaset me veturë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mbrëmë në Pejë, respektivisht afër Stacionit të Autobusëve në këtë qytet.

Dëshimtarët i kanë thënë Ballkani.info se një veturë e ka përplasur rëndë një motoçikletë.

Po ashtu, dëshimtarët thonë se i lënduari është në gjendje të rëndë.

Edhe fotografitë tregojnë se aksidenti ka qenë i rëndë. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia.

Ndërkaq, Ballkani.info ka siguruar video ekskluzive të momentit të aksidentit. Aty shihet se si motoçiklisti përplaset me shpejtësi të madhe me veturën që tentonte të hynte në anën e majtë të rrugës. /Ballkani.info/

Shihni videon: