VIDEO e pa parë deri më tash: Kështu u bartën trupi i Qasem Soleimanit dhe të vrarë tjerë në Iran VIDEO

Pas vrasjes së gjeneralit iranian Qaseem Soleimani nga droni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, trupi i tij u transportua me aeroplan. Në videon e mëposhtme shihen arkivoli ku bartet me aeroplan dhe ajo cka ka mbetur nga trupi i tij.

Një sulm ushtarak amerikan në Irak vrau Qasem Soleimani-n, komandantin famëkeq të Forcave terroriste Quds, më 2 janar.

Gjenerali 62 vjeç e kishte për detyrë që ta mbronte dhe ta forconte ndikimin e Iranit në Lindjen e Mesme përmes operacioneve sekrete dhe klandestine. Ai vlerësohej si person përgjegjës për dhjetëra sulme ndaj forcave amerikane.

Qasem Soleimani ishte gjeneral i lartë në Trupat e Rojeve Revolucionare të Iranit dhe nga viti 1998 ishte komandant i forcave Kuds, të cilat janë kryesisht përgjegjëse për operacionet e jashtme dhe klandestine.

Ai e kishte filluar karrierën ushtarake në luftën mes Iranit dhe Irakut në vitet e tetëdhjeta, kur kishte shërbyer si komandant i Divizionit të 41-të. Më vonë, ai u angazhua në operacione të jashtme, duke ofruar ndihmë ushtarake për Hezbollahun në Liban. Në vitin 2012, Soleimani i ofroi ndihmë edhe qeverisë së diktatorit sirian, Bashar Al Assad, i cili është aleat i rëndësishëm i Iranit. Ai dha asistencë edhe për forcat shiite në Irak, të përkrahura nga Tehrani.

Soleimani u vra nga një sulm me dron nga forcat amerikane më 3 janar, përderisa ishte duke udhëtuar me një veturë afër aeroportit të Bagdadit. Përpos tij, në këtë sulm mbetën të vrarë edhe disa pjesëtarë irakianë të Forcave Popullore të Mobilizimit. Në pozitën e tij tashmë është emëruar gjenerali Esmail Ghaani.