Fillimi i parë i Lionel Messit në Paris Saint-Germain përfundoi me një barazim 1-1 me Club Brugge, me pamjet që dëshmuan se ai ishte ‘i lënë vetëm’ nga shokët e tij të skuadrës.
PSG nuk arriti të marrë me shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Club Brugge në ndeshjen e parë të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Kjo ndeshje ishte e para për Messin te klubi parisien në Ligën e Kampionëve dhe pritej një fitore e lehtë e tyre ndaj belgëve.
Megjithatë, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë nuk mundi ta çojë PSG-në drejt fitores në ndeshjen e parë të së mërkurës mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Ai pati një natë të qetë sipas standardeve të tij të larta dhe disa mendojnë se ata kanë përcaktuar saktësisht pse kjo ndodhi.
Një faqe me emrin “MessiMX30i” ka ndarë pamjet e Messit duke u përpjekur të thyejë prapavijën e fortë të Club Brugge, por asnjë nga shokët e tij të skuadrës nuk e ndihmoi.
Crying, Messi teammates are watching the game just like us pic.twitter.com/93rhe71gdk
— mx (@MessiMX30i) September 15, 2021
Messi përpiqet të driblojë rrugën e tij teksa yjet e tjerë të PSG-së vetëm qëndrojnë dhe e shikojnë atë, duke mos lëvizur fare për të kërkuar topin.
This can’t be a super team WTF 😂😂😂 https://t.co/wW6OSFEP5J
— P (@Lanii_SA) September 16, 2021







