Një “fantazmë” është kapur nga kamerat, derisa po xhirohej emisioni “Klubi i mëngjesit” në televizionin Club Tv, në vitin 2012..
Një ngjarje e çuditshme por edhe e frikshme është regjistruar në vitin 2012, në programin “Klubi i mëngjesit” në televizionin Club Tv.
Derisa gazetarët ishin duke diskutuar në studio papritur njëra nga gazetat që ishte mbi tavolinë, “fluturon” sikur e mori dikush me shpejtësi, ndërkohë që askush nuk e preku.
Kjo situatë ka trembur dhe shokuar gazetarët e pranishëm në studio të cilët shprehen tejet të habitur, duke thënë se mos ishte ndonjë fantazmë që e bëri këtë.
Nëse nuk e besoni shikoni videon, shihni në sekondën e 35 dhe gjykojeni vetë.







