Fasada

VIDEO| Bie fasada e një ndërtese në Prishtinë, rrezikohen qytetarët

Një pjesë e fasadës së një ndërtese në rrugën “UÇK” në Prishtinë ka rënë duke rrezikuar kështu qytetarët që banojnë në atë pjesë, por edhe kalimtarët e rastit.

Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale nuk pati dëme në njerëz. Menjëherë kanë intervenuar zjarrfikësit si dhe inspektorati komunal.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, ka thënë se do ta monitorojnë edhe më tutje këtë pjesë, por edhe pjesët e tjera të qytetit.

Ndërsa, Bashkim Zeneli, nga skuadra e zjarrfikësve “Prishtina 2” ka thënë se nga ky incident nuk ka të lënduar, derisa u shpreh i zhgënjyer me Policinë e Kosovës.