Sipas dëshmisë së disa shoferëve që u gjendën në afërsi të autostradës, dronët FPV u lëshuan nga kamionë civilë.

Ukraina ka nisur një valë sulmesh me dronë në shkallë të gjerë ndaj objektivave ushtarake ruse, duke synuar kryesisht bazat ajrore dhe detare, transmeton Ballkani.info.

Ajo që tregon më tej shtrirjen e këtij operacioni janë dëshmitë e qytetarëve rusë në terren, të cilët pretendojnë se kamionët nga të cilët u ngritën dronët FPV u sollën në afërsi të bazave.

Nëse këto pretendime rezultojnë të vërteta, ky sulm do të jetë gjithashtu një dështim i madh i inteligjencës nga shërbimet ruse, të cilat nuk zbuluan mjetet e përdorura për transportin e dronëve FPV.

Video showing drone launched from truck. https://t.co/mf8ErnLKNf pic.twitter.com/0MbXD7fKo6

— Def Mon (@DefMon3) June 1, 2025

Aktualisht, goditjet dhe sabotimet janë regjistruar në të gjithë territorin e Federatës Ruse nga Murmansk në veri deri në Irakutsk në lindje.

Me këtë taktikë, ukrainasit po përpiqen të zvogëlojnë numrin e platformave që forcat ruse përdorin për të kryer sulme me raketa lundrimi. /Ballkani.info/