Vidal mburret për trofetë e fituar, Pique tallet me të: “Kollaj kundër ekipeve të dobëta”

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, është mburrur me kabinetin e pasuruar me trofe të shumtë, por jo të gjithë kanë mbetur të mahnitur me numrin e madh të titujve që kiliani i ka fituar gjatë karrierës.

Njëri prej tyre ishte edhe ish-bashkëlojtari i tij te Barcelona, Gerard Pique, i cili e talli publikisht Vidalin.

Fitimi i titullit në Serie A nga Interi në fundjavë nënkupton se Vidal i ka fituar 12 tituj lige në 15 sezonet e fundit kudo që ka luajtur.

Ai e ndau këtë arritje në rrjetet sociale, duke i falënderuar ish-klubet dhe ish-bashkëlojtarët dhe bashkëlojtarët e tanishëm.

“Shumë vite, shumë bashkëlojtarë, klube të mëdha dhe shumë tifozë, iu jam mirënjohës të gjithëve që kanë qenë me mua në secilën arritje”, shkroi Vidal.

Derisa shumë ndjekës e uruan Vidalin,Pique pati një mendim tjetër.

“Nëse luan kundër të dobëtëve… hajt në Ligën e Kampionëve” i shkroi Pique kilianit.