Victoria Nuland, njohëse e mirë e Kosovës, zyrtarisht në pozitën e nën-sekretares së shtetit për çështje politike

Victoria Nuland ka marrë pozitën e nën-sekretares së shtetit për çështje politike.

Nominimi i saj u konfirmua sot nga Senati amerikan.

Nuland e cila shërbeu si diplomate e lartë amerikane për Evropën, ambasadore e NATO’s dhe zëdhënëse e Departamentit të Shtetit, u nomonua për këtë pozitë nga preisdenti Joe Biden më 14 shkurt të këtij viti.

Victoria Nuland kishte vizituar Kosovën në kohën sa mbante pozitën e nënsekretares së Shtetit për Europën dhe Euroazinë në administratën e Barack Obama.