Për rreth gjysmë ore, vetura zyrtare e kryetarit të Podujevës, Agim Veliu ka qëndruar e ndezur përpara objektit të Komunës së Podujevës, shkruan Llapi.info
Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që vetura e të parit të Podujevës, të qëndrojë në këtë gjendje përpara Komunës.
Kujtojmë, shifra të larta kanë kapur komunarët sa i përket shpenzimeve të derivateve. E për këto shpenzime edhe janë dhënë kritika nëpër seanca të Kuvendit Komunal si dhe për trotuare të bllokuara nga automjetet.







