Në Leposaviq është ndaluar një veturë me targa të huaja me ngasës serb, pasi i njëjti ka hyrë në Kosovë duke iu shmangur pikëkalimeve të rregullta kufitare.
Policia ka njoftuar se në veturë ka qenë edhe një tjetër pasagjer, po ashtu serb.
“KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT/Fsh. Koshuticë, Leposaviq 22.09.2023 – 21:15. Njësitë policore kanë ndaluar një veturë me targa të huaja me drejtues të dyshuarin mashkull serb, në veturë ka qenë edhe një pasagjer, i dyshuari i dytë mashkull serb. Dyshohet se vetura është futur në territorin e Republikës së Kosovës duke iu shmangur pikë të kalimeve të rregullta kufitare”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që ndaj të dyshuarve të iniciohet rasti ‘kalim i paautorizuar i kufirit’ dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt./Ballkani.info







