Vetura godet motoçiklistin në Fushë Kosovë

Sot rreth orës 10:00 të mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku në Fushë Kosovë.

Klan Kosova ka siguruar një fotografi në të cilën mund të vërehet se në aksident është e përfshirë një motoçikletë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ende nuk dihet për numrin e personave të lënduar.