Vetura godet dy këmbësorë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Një aksident ka ndodhur para pak minutave në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, një veturë ka goditur dy këmbësorë.

Mësohet se këmbësorët kanë kaluar rrugën në mes, duke mos respektuar shenjat kaluese.

Aksidenti ka ndodhur afër firmës Plastika në Fushë Kosovë.

Autoambulanca ka nisur për në QKUK dy të aksidentuarit, ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tyre.

loading…