Veton Berisha: “Romani Iniciativa” me mos prezencën e deputetit dëshmoi se e ndikuar nga ata që se njohin Kosovën

Ka reaguar deputeti i partisë, Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, i cili ka thënë se “Romani Iniciativa” e cila mbrëmë e dëshmoi me mos prezencën e deputetit nga radhët e këtij subjekti politik që është e ndikuar dhe është produkt i atyre që nuk e njohin Kosovën si shtet sovran dhe i pavarur.

Reagimi i plotë i Veton Berishës:

Disa javë më parë ne si subjekt politik, Partia Liberale Egjiptiane – PLE, me gjithë forcën tonë intelektuale dhe argumentet tona kushtetuese dhe ligjore tentuam që të argumentojmë para opinionit të gjerë dhe institucioneve të drejtësisë për orkestrimin e votave nga “Romani Iniciativa” e cila mbrëmë e dëshmoi me mos prezencën e deputetit nga radhët e këtij subjekti politik që është e ndikuar dhe është produkt i atyre që nuk e njohin Kosovën si shtet sovran dhe i pavarur.

Edhe për kundër të gjitha reagimeve të mia , shumë personalitete politike heshtën, po ashtu edhe institucionet e drejtësisë si PZAP dhe Gjykata Supreme e legjitimuan votën e pa vlefshme duke e lejuar që pikërisht ajo votë të vendos për fatin e Kosovës duke e dëmtuar drejtpërdrejtë demokracinë e vendit!

Aq më tepër këto ditë “Romani Iniciativa” u “shpërblye” me një post të zëvendësministrit nga Qeveria e Kosovës! Mbesim me shpresën e vetme tek Gjykata Kushtetuese që do e korrigjoj këtë padrejtësi të bërë ndaj nesh dhe Kosovës në përgjithësi.

Ne, ankesën tonë në Gjykatën Kushtetuese do e deponojmë gjatë javës së ardhshme duke e dëshmuar që ne si PLE nuk do të dorzohemi asnjëherë para padrejtësive që i bëhen komunitetit Egjiptian dhe Kosovës në tërësi!