Veton Berisha e gjen golin në Norvegji VIDEO

Berisha ka shënuar në fitoren e skuadrës së tij Viking prej 3-0 ndaj Rosenborg.

Veton Berisha, vëllai i mesfushorit të Kombëtares së Kosovës Valon Berisha, ka vazhduar me paraqitje pozitive në Norvegji.

Të dielën, ai ka shënuar në fitoren e Viking prej 3-0 ndaj Rosenborg.

Berisha shënoi golin e parë nga penalltia, në minutën e nëntë.

Ky është goli i 13-të këtë sezon, teksa ka dhuruar edhe tetë asiste.