Vetizolohet kryediplomatja kosovare, pati kontakt me zyrtarin e infektuar me koronavirus

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, është vetizoluar pas kontaktit me një zyrtar që rezultoi pozitiv me koronavirus, shkruan ballkani.info

Haradinaj-Stublla përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter tha se sot është testuar, dhe më pas është vetizoluar.

“Pas kontaktit me një nga zyrtarët e lartë të MPJD-së që ka rezultuar dje COVID19 pozitiv, jam vetizoluar dhe testuar sot rreth orës 09:00. Po ashtu sot kam anuluar të gjitha aktivitetet e obligimet e parapara, duke vazhduar punën nga vetëizolimi deri në rezultatin e testimit”, ka shkruar ajo.