VV-ja

Vetëvendosje më në fund “pajtohet” me Shpend Ahmetin, “pro” ndarjes së 50 euro për të prekurit nga Covid-19

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Egzon Azemi, ka thënë se do ta përkrahin propozimin e të parit të kësaj komune që personave të prekur me COVID-149 t’u jepen nga 50 euro.

“Ne do ta përkrahim një propozim të tillë. Është me vend e mbase pak i vonuar. LVV do të votojë pro një propozimi të tillë se është kërkesë që nga muaji korrik i këtij viti dhe konsiderojmë që vendimi i tillë gjithsesi të votohet sa më parë”.

“Mbase këto 50 euro i kryejnë punët dikujt shume, e mbase dikush edhe nuk ka nevoje për to. Megjithatë nuk është në rregull të ndihmohen vetëm qytetarët në kryeqytet dhe po lihet anash institucioni kryesor ku duhet të kalonte. Shpresoj që përfaqësuesit të bëjnë presion te subjektet e tyre politike që në Kuvendin Kosovës të kalohet kjo pikë që është e propozuar nga korriku i këtij viti, e pastaj Qeveria e Kosovës ta diskutojë këtë edhe me secilën komunë dhe normalisht nëse mundemi ta rrisim edhe shumën”.

Përveç kësaj, Azemi akuzoi komunën se po i bën presion qytetarëve për pagesa të faturave ndaj Termokosit, duke thënë se kështu po luan me standarde të dyfishta.