Vetëvendosje fton me mesazh anëtarët e saj në protestë pasi parashikon vendim në disfavor të saj nga Gjykata Kushtetuese(FOTO)

Në Kosovë  brenda këtyre ditëve pritet vendimi  i Gjykatës Kushtetuese sa i  përket formimit të Qeverisë  apo shkuarjes  së vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme. 

Ballkani.info ka raportuar eksluzivisht që Lëvizja Vet ëvendosje po organizon protestë të ejtën në ora 17:00, diçka që u konfirmua nga vet subjekti politik që qeverisë me vendin.    

Por,  indikacione të ndrsyhme po tregojnë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do të jetë në fabor të Lëvizjes Vetëvendosje duke e detyruar këtë të fundit në organizimin e protestave me 5.000 protestues.

Ballkani.info ka siguruar një mesazh ku zyra e VV-së ju  kërkon anëtarëve të saj që të marrin pjesë në protestën që do të organizohet nesër.

Siç shihet në mesazh thuhet se pritet të shpallet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që nuk do të jetë në fabor të partisë së Albin Kurtit.

Qeveria Kurti ra pas mocionit të mosbesimit iniçuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës  pasi kryeministri i Kosovës, Albin  Kurti shkarkoi Agim Veliun nga pozita e ministrit të brendshëm. /Ballkani.info/