Vetëm 14 deputetë të LDK-së qëndrojnë në sallë për të votuar rezolutën që propozuan ata vetë

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot seancë të jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë.E votimi për rezolutën e propozuar nga LDK-ja është shtyrë për nesër në mungesë të kuorumit.

Mirëpo, deputetët e LDK-së nuk dukeshin të interesuar që të votojnë as rezolutën që ata vetë e propozuan.

Pas përfundimit të debatit, në sallë gjindeshin vetëm 14 deputetë të LDK-së, nga gjithësej 25 sa ka ky subjekt.

Ndërkohë, nesër pritet që votimi i së njëjtës të vendoset si pikë e parë e rendit të ditës