Vetëdorëzohet në Polici burri që plagosi një tjetër sot në Prishtinë

Është vetëdorëzuar në Polici, personi i cili me armë zjarri plagosi një tjetër sot në rrugën “Afrim Vitija”.

Ai e ka dorëzuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka shtënë. Me urdhër të prokurorit ai shkon në mbajtje. Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti.

Para kësaj policia thotë se i ka bërë të ditur se e ka identifikuar personin e dyshuar të cilit i ka bërë ftesë për t’u paraqitur në stacionin policor.

“Policia e ka identifikuar personin e dyshuar dhe është vënë në kërkim të tij. Pas thirrjes nga ana e policisë, i njëjti është paraqitur në stacionin e policisë dhe e ka dorëzuar armën me të cilën dyshohet se ka shtënë”, ka thënë Ahmeti.

“Rasti është iniciuar si tentim vrasje. I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit dhe është konfiskuar arma”, ka thënë më tej ajo.

loading…