Një aksident ka ndodhur sot pasdite në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prizren.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë policia. Në aksidentin që kishte veç dëme materiale.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Arlinda Rexhepi.

Ajo bëri të ditur se në aksident ishin të përfshirë një veturë dhe qen endacak.

“Me datë 23.04.2024 rreth orës 16:30 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, drejtimi Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë kanë qenë një automjet dhe një kafshë (qen endacak). Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha ajo.