Veseli në Doganën e Kosovës: Me njerëz të pakorruptuar, Kosova do të jetë shtet i fuqishëm ekonomik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, kanë vizituar Doganën e Kosovës.

Veseli tha se falë luftës kundër korrupsionit dhe punës së madhe të drejtorit të Doganave, Kosova ka arritur të ruajë stabilitetin financiar.

“Jam i lumtur që bashkë me Hamzën dhe Berishën arritëm ta ruajmë statusin e punëtorit të doganave dhe stabilitetin financiar. Lufta kundër korrpusionit dhe nepotizmit është e vlefshme, kjo është puna e një ministri të pakorruptuar dhe një drejtori të pakorruptuar me 700 milionë euro që kemi ruajtur stabilitetin makroekonomik”, tha ai.

Ai tha se falë kësaj rritje te buxhetit edhe pagat në shumë sektorë do të vazhdojnë të kenë rritje.

“Kemi rritur pagat dhe kemi mundësi me 700 milionë euro që janë kursyer nga puna efikase e Doganës të rrisim buxhetin, ta forcojmë shtetin të investojmë në ngritjen e pagave në shumë sektorë. Ky është drejtimi që duhet të ketë Kosova me njerëz të pakorruptuar duke rritur mundësitë që Kosova të jetë shtet i fuqishëm ekonomik”, tha Veseli.

Ministri në detyrë i Financave dhe bashkëpartiaku i Veselit, Bedri Hamza, tha se nga Dogana, buxheti i Kosovës është rritur për 700 milionë euro.

“Jam mirënjohës për punën e Doganës që ka përforcuar qëndrueshmërinë e ekonomisë makrofiskale, në raport me 2017 pjesa e ekzekutimit dhe planifikimit aktual kemi rritje prej 700 milionë dhe kjo është arritje e Doganës. Këto janë arrit me lirime të ndërmarrjes prodhuese dhe eksportuese është rritje e formalitetit, dogana është model për vendet tjera dhe përkrahja për Doganën do të vazhdojë”, tha ai.

Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, tha se në këtë vizitë Veseli dhe Hamza u njoftuan për sukseset dhe arritjes e Doganës gjatë këtyre viteve.

“E njoftuam Veselin për të arriturat gjatë këtij viti, për ekonominë jofromale e shume tjera, e njoftuam se jemi në një javë të rëndësishme të Doganës ku festojmë 20-vjetorin e Doganës dhe i treguam sukseset e këtyre viteve dhe që janë arrit falë përkrahjes që kemi nga institucionet e Kosovës. Ia treguam koacitetet tona operative qe mundësojnë kontrollimin kualitativ në Doganë”, tha ai.

loading…