Kryetari i Kuvendit dhe i PDK-së, Kadri Veseli është sonte i pranishëm në ndeshjen miqësore ndërmjet Feronikelit dhe AC Milanit.

“Ndeshja e sotshme në Prishtinë, mes Ferronikelit tonë dhe Milanit të mirënjohur ndërkombëtarisht është një arritje në vetëvete, pasi tregon se sa shumë ka ecur sporti ynë në kaq pak kohë pavarësi. Lumturi edhe më e veçantë që ndeshja po luhet në stadiumin që mban emrin e Fadil Vokrrit, atij që u ka prirë përpjekjeve tona për t’u pranuar në UEFA e FIFA”, ka shkruar Veseli. /Ballkani.info/

loading…