Kryeparlamentari

Veseli: Ne nuk i frikësohemi dialogut me Serbinë, jemi shtet i pavarur dhe sovran

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka deklaruar se Seanca e Jashtëzakonshme do të mbahet në ora 14:00 ditën e sotme.

Në këtë seancë, sipas Veselit do të pritet votimi i Rezolutës për dialogun me Serbinë, përcjell Ballkani.info.

“Ne nuk i frikësohemi dialogut me Serbinë, jemi shtet i pavarur dhe sovran andaj edhe dialogu do të sillte njohje reciproke mes shteteve tona. Përmes këtij dialogu, Kosova synon të sigurojë ulëse në Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare” ka thënë Veseli.

Kujtojmë se kundër kësaj rezolute janë deklaruar grupet e partive opozitare. /Ballkani.info/