Veseli injoroi Thaçin dhe Haradinajn, pasi u larguan ata, ai u ulë në karrigën e njëjtë ku ishte Thaçi (FOTO)

Vera e rakia në Rahovec i ka bërë bashkë kryeministrin Ramush Haradinaj dhe presidentin Hashim Thaçi, të cilët muajt e fundit kanë përkeqësuar raportet mes vete. Aty ka qenë edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, që po ashtu s’ka pasur marrëdhënie të mira me presidentin Thaçi për shkak të lobimit të tij për ndryshim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në kolazhin e fotografive nga Rahoveci, ku po mbahet festivali i rrushit, shihen bashkë tre liderët shqiptarë.

Kryeministri Haradinaj postimin në Facebook ia ka dedikuar krejtësisht rrushit, duke thënë se i mbështet fermerët dhe afaristët e Rahovecit, shkruan Ballkani.info.

Mirëpo, duket se riafrimi i Haradinajt me Thaçin nuk i ka pëlqyer Kadri Veselit, kryetarit të PDK-së. Ai, sikur të dy liderët tjerë, të njëjtë kohë ishte në Rahovec, por nuk u pa fare në pjesën ceremoniale.

Vetëm pasi u larguan Thaçi dhe Haradinaj, Veseli shkoi në të njëjtin vend ku ishin ulur ata. Bile sipas fotografisë, Veseli është ulur në të njëjtin vend ku ishte Thaçi.

Një shmangie e tillë e Veselit mund të shihet edhe si fillim i diferencimit të tij nga Thaçi në prag të fushatës zgjedhore. Kjo, sepse siç duket, Veseli po dëshiron të krijohet vetë si lider i PDK-së, duke mos e pasur më “Thaçin mbi kokë”.

Veseli u pa vetëm me zyrtarët e PDK-së duke i vizituar fermerët e Rahovecit. /Ballkani.info/

loading…