Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës njëherësh edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka hezituar t’i thotë dy fjalë lidhur me vrasjen e trefishtë në lagjen Dardania në Prishtinë.
Veseli përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se lajmi i shembjes së hotel Adriatikut në Mitrovicë, është lajm i trishtueshëm.
“I trishtueshëm lajmi për shembjen e hotel Adriatikut në Mitrovicë. Kërkoj nga organet përgjegjëse të bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetën e qytetarit që ka mbetur në ndërtesë”, ka shkruar ai.
Sipas tij janë inspektoratet përkatëse ato të cilat kanë për obligim të mbikqyrin sigurinë e ndërtesave.
“Inspektoratet përkatëse që kanë për obligim të mbikqyrin sigurinë e ndërtesave duhet të japin përgjegjësi kur jeta e qytetarëve vihet në rrezik”, ka përfunduar shkrimin e tij Veseli.
Ndryshe, deri më tani asnjë prej zyrtarëve të shtetit nuk ka reaguar lidhur me vrasjen e trefishtë në kryeqytet e as për shembjen e një pjese të hotelit Adriatiku në Mitrovicë.
Ndryshe, deri më tani nën gërmadhat e këtij hoteli besohet të ketë mbetur një 20 vjeçar. Kërkimet për të janë duke vazhduar ani pse ekskavatorët kanë ndalur punën e tyre.







