Veseli: Duke luftuar korrupsionin ua ulim deri në 10% koston operacionale bizneseve

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, po vazhdon me vizitat e tij te bizneset vendore.

Këtë radhë ai ka qenë në Suharekë, ku ka vizituar kompanitë “Solid”, “Graniti” dhe “Te Naseri”.

Veseli ka thënë se korrupsioni ua rrit koston operacionale bizneseve, sipas studimeve, deri në 10% brenda vitit. Por, sipas tij, jetësimi i Planit Kundër Korrupsionit garanton eliminimin e mundësive korruptive dhe ndikon në kursimin e miliona eurove që do përdoren për zgjerimin e bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Ky është statusi i plotë i liderit të PDK-së:

Në fabrikën e këpucëve “Solid” dhe mobilieritë “Graniti” e “Te Naseri” në Suharekë, sot pashë teknologji moderne, pashë menaxhim, zhvillim dhe shumë të reja e të rinj që me përkushtim e bënin punën e tyre.

Korrupsioni ua rrit koston operacionale bizneseve, sipas studimeve, deri në 10% brenda vitit. Por, jetësimi i Planit Kundër Korrupsionit garanton eliminimin e mundësive korruptive dhe ndikon në kursimin e miliona eurove që do përdoren për zgjerimin e bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Bizneset në Suharekë dhe në tërë Kosovën, në qeverisjen time, përveç që do t’i mbështesim me grante investive, do t’i stimulojmë të bëhen edhe bashkëpunëtorë kryesorë në luftimin e korrupsionit.

Ne do t’i mbështesim dhe do u krijojmë mundësi të rinjve, që idetë e tyre, iniciativat e tyre, t’i jetësojnë në atdhe, këtu ku na kanë jetuar të parët, ku jetojmë ne dhe ku duam t’i rrisim shumë më mirë edhe fëmijët tanë.
Shpërndajeni për t’i mbështetur të rinjtë dhe prodhuesit vendorë!

loading…