Formula 1

Verstappen shpallet kampion bote për të tretën herë

Max Verstappen u shpall kampion bote në Formula 1 për të tretën herë në karrierë (titulli i tretë radhazi). Piloti holandez i Red Bull u klasifikua i dyti në garën sprint zhvilluar sot në mbrëmje në Katar, e mjaftueshme për të siguruar matematikisht titullin kampion bote.
Gara sprint u fitua nga Oscar Piastri me McLaren, që e nisio atë nga vendi i parë dhe e mbrojti kreun edhe pse për një moment e humbi atë. Verstappen doli i dyti, në një garë në sulm, duke parakaluar mjaft pilotë. Në podium u ngjit edhe George Russell me makinën tjetër McLaren (i treti).
Një garë interesante, me disa aksidente, teksa në pistë hyri 3 herë makina e sigurisë edhe pse u zhvilluan vetëm 19 xhiro. Diferencën e bënë gomat, ku ato të mesme ishin më rezultative se gomat e buta (të tri pilotët e podiumit garuan me ato goma).
Më pas u klasifikuan dy pilotët e Mercedes, me George Rusell që la pas Lewis Hamilton, ndërsa dy makinat Ferrari u renditën në vendet 6-7. Për makinën italiane një garë për t’u harruar, teksa gomat e buta nuk dhanë atë rezultat që pritej. Gjithsesi, festa ishte për Verstappen, që u shpall kampion bote.