Marco Verratti rikthehet në stërvitje. Është ky lajmi i madh që ka marrë trajneri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel, vetëm pak ditë para sfidës së parë të raundit të 1/8-ave ndaj Manchester Unitedit.
Aktualisht kampionët e Francës kanë shumë probleme në mesfushë, madje dëmtimi i Verrattit dhe nxjerra jashtë skuadre e Rabiot ka lënë një gropë të madhe në repartin e ndërmjetëm të PSG, për vetëm faktin se trajnerit Tuchel gjatë kësaj periudhe i ka munguar një lojtar që e bën shumë mirë lidhjen mes dy reparteve, por që mund të prishë aksionet e kundërshtarëve dhe për këtë arsye parisienët kanë vuajtur edhe në marrjen e rezultateve.
Megjithatë siç bën të ditur edhe vetë klubi francez mesfushori italian është stërvitur me grupin ditën e hënë dhe pas rreth 10 ditësh mund të jetë gati për të luajtur me Tuchelin që sipas të gjitha gjasave do ta rikuperojë në kohë Verrattin për sfidën e parë ndaj “Djajve të Kuq”.







