Verratti e vazhdon kontratën me PSG-në

Marco Verratti ka nënshkruar kontratë të re me Paris Saint-Germainin. Përfaqësuesi italian do të jetë pjesë e klubit francez deri në vitin 2024

Marco Verratti do të luajë në Paris Saint-Germain edhe për një kohë të gjatë.

Përfaqësuesi italian e ka nënshkruar sot një kontratë të re me PSG-në.

Sipas mediave franceze, ish-futbollisti i Palermos ka nënshkruar me klubin e Ligue 1 deri në vitin 2024, ndërsa kishte kontratë me klubin nga “Parc des Princes” deri në vitin 2021.

Verratti ishte transferuar në PSG në vitin 2012 dhe nga ajo kohë ka dhënë kontribut të madh.

Ai është njëri prej mesfushorëve më të mirë në Evropë.

loading…