Verrati u arrestua për ngasje në gjendje të dehur

Mesfushori italian, Marco Verrati ka kaluar mbrëmjen në burg.

Verrati është arrestuar nga policia franceze, pasi i ishte gjetur sasi më e madhe e alkoolit në gjak sesa që lejohet me ligj.

Mesfushori i PSG-së ishte duke vozitur makinën në mëngjesin e së mërkurës, teksa po kthehej nga një festë që kishte kaluar me shokët e tij, shkruan gazeta “L’Equipe”.

Verrati është mbajtur në polici përgjatë tërë natës para se të lirohej në mëngjes.

Ende as lojtari e as PSG nuk kanë dalë me një reagim në lidhje me rastin në fjalë.