Verona e Rrahmanit e ndalë Lazion

Lazio nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në shtëpi ndaj Veronas.

Për 90 minuta asnjëra prej skuadrave nuk ka arritur të sigurojë pikët e plota.

Gjithçka ishte e barabartë në këtë takim, me të dyja skuadrat që patën nga 12 tentime, derisa 6 prej tyre ishin brenda kornizës së portës.

Për Veronën i padiskutueshëm në mbrojtje edhe sonte ishte ylli kosovar, Amir Rrahmani.

Me këtë barazim Lazio arrin në kuotën e 50 pikëve dhe mban vendin e gjashtë, derisa Verona në vendin e nëntë ka 31 pikë.