Verona e Amir Rrahmanit mposht Juventusin, ngjitet në pozitën e 6-të VIDEO

Kampioni i Italisë, Juventusi ka pësuar në udhëtim te Verona, me vendasit që arritën të përmbysin rezultatin.

Verona e fitoi këtë përballje me rezultat prej 2 me 1.

Ishte Cristiano Ronaldo ai që shënoi golin e epërsisë për Juven në minutën e 65.

Por, vendasit në vazhdim shënuan dy herë.

Shifrat i barazoi Borini në minutën e 76. Kurse golin e fitores e shënoi Pazzini në minutën e 86 nga penaltia.

Për 90 minuta në këtë takim luajtën dyshja shqiptar Amir Rrahmani e Marash Kumbulla, që ia dolën mjaft mirë kundrejt yjeve të Juventusit.

Juventusi mbetet në kuotën e 54 pikëve në vendin e parë, derisa Verona në vendin e gjashtë ka 34 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=kbDBeHOG54g&feature=emb_title