Verona 2-1 Juventus – Notat e Rrahmanit, Kumbullës dhe të tjerëve

Hellas Verona ka arritur të fitojë me rikthim 2-1 ndaj Juventusit në ndeshjen e vlefshmë për javën e 23-të në Serie A.

Zonja e Vjetër ka arritur të lëshoj terren pasi edhe përkundër epërsisë ndaj Veronas, ka pranuar dy gola në fund duke humbur ndeshjen.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Fabio Borini (76’) dhe Giampaolo Pazzini (86’) për vendasit, ndërsa Cristiano Ronaldo (65’) për mysafirët.

Lojtari më i vlerësuar i takimit ishte sulmuesi i vendasve, Borini, i cili u vlerësua me notë 8.3.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin Mattia De Sciglio që u notua me 5.9.

Për 90 minuta luajtën edhe dyshja shqiptare, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla, të cilët patën një paraqitje solide duke u vlerësuar me notë 6.4, respektivisht 7.5.

VERONA

JUVENTUS