Veprimi i gjyqtarit kosovar, Genc Nuza bëhet trend në botë (VIDEO)

Veprimi i gjyqtarit kosovar, Genc Nuza, i bërë në “ndeshjen e yjeve” ditë më parë në Kosovë, ka nisur të bëhet trend nëpër botë.

Nuza teksa të gjithë pritnin që të ndëshkonte me karton Muharrem Sahitin, kishte nxjerrë një faculetë për të fshirë djersët.

Veprimi ishte shpërndarë nga faqe të mëdha botërore të futbollit e tani një nga to, “433” ka thënë se “po nis një trend” duke publikuar veprimin e ngjashëm të bërë nga një gjyqtar i huaj në një ndeshje tjetër.