Veprim i ngutshëm nga Vinicius, festoi parakohe penalltinë e humbur të Benzemas

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior ka bërë një veprim të ngutshëm gjatë ekzekutimit të penalltisë së Karim Benzemas në ndeshjen kundër Osasunës, të zhvilluar të dielën mbrëma në La Liga.

Karim Benzema dështoi të realizonte në portën e mysafirëve, duke u kthyer në një “figurë tragjike” në barazimin 1:1 të Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, njoftojnë mediat spanjolle, transmeton Demokracia.com.

Gjatë momentin kur Benzema po bëhej gati për ekzekutimin e 11-metërshit, braziliani Vinicius u ndje aq i sigurt se topi do të përfundonte në rrjetë sa ngriti duart për të festuar.

Megjithatë, Benzema pa penalltinë e tij të tronditi nga traversa, me Vinicius që reagoi duke vënë duart në fytyrë me mosbesim.