Vendosin kroatët: Në raundin e dytë zgjedhin ndërmjet Kolindës dhe Milanoviqit

Zoran Milanoviq nga partia Social Demokrate ka dalë i pari në zgjedhjet presidenciale në Kroaci, duke e lënë prapa Kolinda Grabar-Kitaroviq nga qendra e djathtë.

Kitaroviq ka lënë prapa me diferencë të vogël këngëtarin Miroslav Skoro, i cili si kandidat i pavarur për president arriti të marrë 24.40 për qind të votave.

Milanoviq, që fitoi 29.52 për qind, dhe Kitaroviq që mori 26.72 për qind do të garojnë në balotazh më 5 janar 2020.