Vendos qeveria: Nga kjo datë lejohen tifozët në ndeshjet e Superligës

Tifozët do të rikthehen në stadiumet e Superligës që nga 28 qershori.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sonte ka marrë vendim që të shfuqizohet vendimi me te cilin ndalohet aktivitet publike dhe jo publike që kanë mundur të mbahen pa praninë e publikut, tubimet sportive, konferenca, tryeza të rrumbullakëta.

Shfuqizohet: Vendimi me të cilin ndalohen aktivitetet publike dhe jo publike që kanë mundur të mbahen pa praninë publikut, tubimet sportive, konferenca, tryeza të rrumbullakëta etj“, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Kujtojmë se ndeshjet e futbollit janë rikthyer, mirëpo deri më tani pa tifoz edhe pse jashtë stadiumit tifozët janë grumbulluar.