Vendos Kryesia, s’ka seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga LDK dhe VV. U manipuluan nënshkrimet

Kryesia e Kuvendit sapo e ka anuluar kërkesën e LDK-së dhe VV-së për seancë të jashtëzakonshme.

Më herët, Kryesia vendosi që të mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga LDK dhe VV, pasi që i kishin siguruar 42 nënshkrime, raporton Ballkani.info.

Megjithatë, doli që LDK-ja i ka manipuluar nënshkrimet e katër deputetëve, dy të Alternativës, Mimoza Kusarit dhe Ilir Dedës, si dhe dy deputeteve të saj, Vjosa Osmani dhe Doruntina Maloku që gjenden në Amerikë për vizitë. /Ballkani.info