Vendimi për Manastirin

Vendimi për Manastirin e Deçanit, Haliti: Kurti të sqarojë a u bë tradhtar apo t’ju kërkojë falje atyre që i ka quajtur tradhtarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur më 13 mars se Qeveria e tij i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që ta zbatojë vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronën rreth Manastirit të Deçanit.

Ky kontest pronësor, që thuhet se qëndron mes Kosovës dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës, ka nxitur mosmarrëveshje të shumta ndër vite.

Deputeti i PDK-së, Xhvit Haliti, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, duhet “të sqarojë se a u bë tradhtar”, pas urdhrit që i dha Agjencisë Kadastrale, që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që t’ia njohë të drejtën në pronë prej 24 hektarëve, Manastirit të Deçanit.

Haliti ka ritheksuar se Kurti duhet të t’ia sqarojë opinion publik dhe t’ju kërkoj fjale atyre që i ka quajtur tradhtarë.

“Kemi vite të tëra që jemi bombarduar nga akuzat për tradhtitë e qeverisjeve të kaluar. Sa i përket kësaj çështjes së, s’po them për tjerat, po çështjes së këtyre tokave rreth manastirit të Deçanit, e para. E dyta, pothuajse edhe Gjykata Kushtetuese në njëfarë mënyre është sharë, është denigruar, është konsideru që ka ba tradhti”, ka thënë Haliti në RTD.

“Tani unë ky duhet të sqarojë a u bë dhe ky tradhtar apo duhet t’ju kërkojë falje atyre që i ka quaj deri sot tradhtarë, një politikani a një kryeministrit të vendit një vend demokratik i takon që të sqarohet para opinionit… ose me u ba edhe ky tradhtar, ose me thanë që ata s’kanë qenë tradhtarë, po e kanë bërë si akt të domosdoshëm”, u shpreh Haliti.

@ballkani.info Vendimi për Manastirin, Haliti godet rëndë Kurtin “Të sqarojë a u bë tradhtar apo t’ju kërkojë falje atyre që i ka quajtur tradhtarë” #albinkurti #kurti #manastiri #kosovo #xhavithaliti #pdk #tiktok #viral ♬ original sound – Ballkani.info