Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme që rrëzon përpjekjen e Ministrisë së Bujqësisë për të përgjysmuar subvencionet për operatorët që posedojnë mbi 100 hektarë vreshta apo kultura të tjera bujqësore.
Sipas Haradinajt, ky vendim dëshmon se drejtësia mbrohet nga ligji dhe gjykatat, pavarësisht tendencave diskriminuese të institucioneve shtetërore.
“Kompania ‘Stone Castle’ sot triumfoi kundër padrejtësisë institucionale që iu shkaktua me dashje nga ministria,” shkruan ai, duke e cilësuar si fitore të së drejtës dhe të prodhuesve seriozë të vendit.
Deputeti Haradinaj shprehu krenarinë e tij për punën dhe investimet e këtyre operatorëve, të cilët, sipas tij, po e përfaqësojnë Kosovën me dinjitet në tregun ndërkombëtar përmes verërave më cilësore në Ballkan dhe më gjerë.







