Vendimi i Inzaghit bëri që Lukaku të vendos të largohej nga Interi

Romelu Lukaku ishte i pakënaqur me vendimet e Simone Inzaghit në pjesën e dytë të sezonit 2022/23 dhe përjashtimi nga formacioni startues në finalen e Ligës së Kampionëve thuhet se e bindi sulmuesin të largohej nga Interi.

Lukaku nuk do të kthehet në ‘Meazza’ në sezonin 2023/24. Belgu nuk iu përgjigj drejtorëve të Interit në fillim të kësaj jave, duke hapur bisedimet me Juventusin.

Nuk është sekret që 30-vjeçari ishte i pakënaqur me vendimet e Inzaghit në pjesën e dytë të fushatës.

Trajneri italian e uli në stol mënyrë të përsëritur Lukakun në ndeshjet e mëdha, duke nisur ndeshjen me Edin Dzekon dhe Lautaro Martinezin në sulm edhe nëse belgu dukej në formë në dy muajt e fundit të sezonit 2022/23 me shtatë gola në tetë ndeshjet e fundit të Serie A.

E njëjta gjë ndodhi në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt dhe, sipas Gazzetta dello Sport, lënja në stol në Stamboll përfundimisht e bindi Lukakun të largonte Nerazzurrët.

Sulmuesi nuk ndihej në qendër të projektit të Inzaghit, ndaj vendosi të mos u përgjigjet drejtorëve duke i detyruar ata të përfundonin negociatat me Chelsean.