Vëllau i Armend Mujës lavdëron Uran Ismailin, ka punuar më shumë se Shpend Ahmeti

Gazmend Muja, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes Armend Muja, përmes një statusi në Facebook ka lavdëruar kandidatin për Kryetar të Prishtnës, Uran Ismaili.

Ai ka thënë se Ismaili ka punuar më shumë sesa Shpend Ahmeti prej momentit që është kandiduar për Kryetar.

“Uran Ismaili prej momentit që është kandiduar për Kryetar të Prishtinës ka punuar më shumë sesa Shpend Ahmeti gjatë mandatit të tij.”, ka thënë Muja.