Vëllai i Dybalas i dërgon mesazh Juventusit

Gustavo, vëllai dhe menaxheri i Paulo Dybalas, i ka dërguar mesazh kaustik Juventusit dhe trajneri Maurizio Sarri, pasi argjentinasi u la në stol në ndeshjen e fundit të kampionit në fuqi.

Sarri e la Dybalan në bankën rezervë për ndeshjen e tretë radhazi këtë sezon në Serie A, ndërsa nuk e futi në lojë fare në barazimin e Juventusit pa gola me Fiorentinën të shtunën.

Ishte një paraqitje e dobët nga bardhezinjtë ndaj Fiorentinës dhe si pasojë e lëshimit të dy pikëve nga ky takim, Juve e humbi vendin e parë në ligë për herë të parë pas gati dy vjetëve.

Vëllai i Dybalas, Gustavo zgjodhi Twitterin për të reaguar pas ndeshjes.

“Violina nuk mund të luajë muzikë të bukur nëse i mungon një tel”, shkroi Gustavo.

Dybala mund të luajë më shumë në ndeshjet e ardhshme megjithatë, pas lëndimit të Douglas Costas në këtë ndeshje.

loading…