Vëllai i Armend Mujës së VV-së bën thirrje të votohet Ferit Idrizi në Vushtrri, e quan mik të familjes Muja

Gazmend Muja, vëllai i Armend Mujës ka përkrahur publikisht kandidatin e PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizin.

Përmes një postimi në Facebook, Muja ka bërë thirrje që të votohet Idrizi të cilin e ka quajtur mik të familjes.

Tutje Muja tha se vushtrriasit e kanë shancin ta zgjedhin njeriun e duhur për qytetin e tyre.

“Te dashur Vushtrrias,

Familjarë, miqë, shokë e dashamirë (pa dallime partiake) luteni që të dielen më: 14.10.21
ta votoni masovikisht mikun e familjes tonë- Ferit Idrizi. Mos harroni e kemi shancin ta zgjedhim njeriun e duhur për qytetin e Vushtrris”, ka shkruar Muja.