Valmir Veliu e ka shënuar golin për 3:0 ndaj Llapit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Veliu shënoi në minutën e 10-të të kohës shtesë nga penalltia. Me golin e Veliut edhe u mbyll ndeshja e xhiros së dytë e Superligës së Kosovës në futboll. 

Edhe penalltia e dytë në ndeshje u sinjalizua nga gjyqtari Mentor Ajeti, pas rishikimit të situatës në VAR. 

Ai pa ndërhyrje të palejuar në zonë nga portieri Marjan Çoriq, në sulmuesin Alban Shillova. 
Veliu nuk festoi pas golit të shënuar, për shkak se për kohë të gjatë ishte pjesë e Llapit. 
Dy golat tjerë, Prishtina i shënoi me Mario Ilievskin dhe Rin Ahmetin. Ilievski shënoi në minutën e 37-të, ndërsa Ahmeti në minutën e 58-të nga penalltia.