Sulmuesi kosovar

Vedat Muriqi shënon gol në Super Ligën turke

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka shënuar një gol sot për skuadrën e tij në Turqi, Rizespor.

Goli i Muriqit i dha skuadrës së tij një pikë, pasi barazuan 1-1 ndaj Alanyasporit.

Goli i Muriqit erdhi në minutën e 56’ të takimit. Skuadra e tij aktualisht është në fund të tabelës me 11 pikë pas 15 ndeshjeve.

Muriqi deri më tani ka pesë gola dhe tre asistime në 17 paraqitje me klubin turk.

https://twitter.com/goalradar/status/1073907629569781761?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1073907629569781761&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fsport%2Fvedat-muriqi-shenon-gol-ne-super-ligen-turke-605872%2F