Sulmuesi i Kosovës

Vedat Muriqi shënon gol në humbjen e Rizesporit (Video)

Vedat Muriqi ka realizuar gol në humbjen e skuadrës së tij Rizespor përballë liderit të Superligës së Turqisë, Basaksehirit.

Rizespori u ndodh në disavantazh të dy golave në fillim të pjesës së dytë, ndërsa sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi 11 minuta para fundit i dha shpresa skuadrës së tij por nuk mjaftoi për ta shmangur humbjen.

Muriqi këtë sezon ka shënuar 3 gola me fanellën e Rizesporit në elitën e futbollit turk, ndërsa forma e mirë e futbollistit nga Prizreni është lajm i mirë edhe për përzgjedhësin e Kosovës, Bernard Challandes në prag të ndeshjeve të këtij muaji ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit në Ligën e Kombeve.

https://streamable.com/lvcxa